ATLETICO-LEGANES

Griezmannia! 4 gola, 4 pikë presion Barçës
28 February, 2018 @23:53
Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, në tre ditët e fundit ka shënuar shtatë gola!
Pas hat-trickut të shënuar në fitore ndaj Sevillës, Griezmann sonte ka vazhduar me ritëm edhe më të mirë, për të shënuar katër herë në portën e Leganesit për fitoren 4-0 të Atleticos.
Kjo performancë brilante e francezit, ka bërë që Atletico tashmë të shtojë presionin ndaj Barcelonës lidere në La Liga, pasi që rojiblancot u afruan në vetëm katër pikë në krye të klasifikimit!
E për më tepër, pasi që Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e saj të kësaj xhiroje nesër, të dielën pret Atleticon në Camp Nou.