MILAN, FINALIST

Strakosha mbron dy penallti, por Milan shkon në finale
28 February, 2018 @23:32
Përkundër se portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, mbrojti dy penallti, ekipi i tij, Lazio, nuk ka arritur që të shkojë në finale të Kupës së Italisë, pasi që në anën tjetër Gigi Donnarumma mbrojti dy penallti tjera dhe Ramos i Lazios shutoi jashtë për përfundimtaren 5-6 në të mirë të rossonerëve, në serinë e penalltive.
Krejt kjo, pasi që edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në Olimpico sonte, Lazio dhe Milan nuk gjetën golin, duke çuar ndeshjen në vazhdime, ku përsëri nuk kishte gol, 0-0. Sikurse edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro, 0-0.
E pas penalltive, Milan doli të jetë më i saktë, ku Romangoli qëlloi të fundit dhe siguroi finalen e Kupës së Italisë për rossonerët, që do të ndeshen me rivalin e madh të tyre, Juventusin.
Juventus arriti finalen më parë, duke e mposhtur Atalantën e Etrit Berishës, 1-0, përmes golit të Miralem Pjanicit.
FINALJA:
Ndeshja finale e Kupës së Italisë është paraparë të zhvillohet më 9 maj 2018 |