ARSENAL - CITY

City lehtë ndaj Arsenalit
1 March, 2018 @22:45
Në një ‘Emirates’ të zbrazur, City me lehtësi e ka mposhtur skuadrën e Arsenalit. Borozani.com
Bernardo e David Silva shënuan nga një gol, ndërsa Sane golin e tretë, për ta vazhduar marshimin e Cityt drejt titullit kampion.
Startues për Arsenalin edhe sonte ishin Shkodran Mustafi e Granit Xhaka, të cilët luajtën përgjatë 90 minutave.
Me Cityn që po marshon qetë drejt titullit, humbja e Arsenalit në anën tjetër vazhdon t’ia zvogëlojë gjasat për top4 kësaj skuadre.