NEYMAR

Do të operohet
1 March, 2018 @15:54
Sulmuesi i PSG-së, Neymar, do të operohet pasi që ka pasur lëndim në përballjen e fundit të ekipit ndaj Marseille-it.
Kjo do të thotë që braziliani 26 vjeç do të mungojë në përballjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligë të Kampionëve.
Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka bërë të ditur se Neymar mund të mungojë prej gjashtë deri në tetë javë nga fushat dhe se do të operohet në Brazil, në fund të kësaj jave.