TRAJNERI I RI

Bernard Challandes, trajner i Kosovës
2 March, 2018 @10:44
Tashmë ka mbetur vetëm të zyrtarizohet. Zvicerani Bernard Challandes është selektori i ri i Kosovës në futboll.
Trajneri 66 vjeç do të merr drejtimin e Kosovës që nga sot, pasi që FFK-ja ka konferencë për shtyp pak para mesditës, ku pritet të zyrtarizohet ai.
Challandes, ish-trajner i Armenisë dhe Zvicrës U21, ka arritur në këto çaste në aeroportin e Kosovës.