REAL-GETAFE

Foto: RMOfficial
Ronaldo kthen Realin te fitoret
3 March, 2018 @23:00
Një gol i shënuar nga Gareth Bale dhe një tjetër nga Cristiano Ronaldo në pjesë të parë të ndeshjes, dukej se po çonte shpejt Real Madridin te fitorja sot.
Mirëpo, kur Portillo shënoi për zbutjen e epërsisë nga Getafe, 2-1, ndeshja nisi të nxehet.
E Cristiano Ronaldo u përkujdes 12 minuta para fundit të takimit që të ftohë mysafirët me 10 lojtarë në pjesë të dytë (Remy 47’, karton i kuq) për fitoren 3-1 të Realit.
Kjo është fitorja e katërt e Realit në pesë ndeshjet e fundit në La Liga.