SHOKUESE

Ndërron jetë Davide Astori
4 March, 2018 @12:44
Lajme shokuese nga Italia.
Mbrojtësi Davide Astori ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.
Ish-lojtari i Milanit, përfaqësuesi i Kombëtares Italiane dhe kapiteni aktual i Fiorentinës raportohet të ketë ndërruar jetë përderisa ishte duke fjetur, ndërsa në mëngjesin e sotëm ai u gjet i vdekur në hotelin ku skuadra e Fiorentinës ishte grumbulluar për ndeshjen e sotme ndaj Udineses.
Ndeshjet mes Genoas e Cagliarit dhe Udineses e Fiorentinës tashmë janë shtyrë zyrtarisht, derisa ka spekulime që mund të shtyhen edhe të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Serie A.