FENERBAHÇE-AKHISAR

Foto: Fanatik
Fenerbahçe gabon! Shtohet dallimi në krye
4 March, 2018 @19:11
Fenerbahçe që para kësaj xhiroje ka qenë vetëm tre pikë larg kreut të tabelës, tash do ta sheh vetëm në gjashtë pikë minus.
Kjo pasi që ekipi i drejtuar nga Aykut Kocaman është mposhtur në shtëpi, befasisht, nga Akhisarspor, 2-3 (Giuliano 57’, Chahechouhe 67’ - Serginho 14’, Seleznyov 35’, Larsson 59’).
Pas kësaj ndeshjeje, Fenerbahçe nga 24 xhiro ka 44 pikë, ndërsa lideri Galatasaray 50.