Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIORENTINA 3-4 INTER

Goleadë në Artemio Franchi, Mkhitaryan i sjell fitoren Interit

Goleadë në Artemio Franchi, Mkhitaryan i sjell fitoren Interit


22 October, 2022 @22:52

Një super ndeshje për gurmanët e futbollit u zhvillua sonte në Artemio Franchi të Firencës, derisa Fiorentina dhe Inter dhanë spektakël golash, në një përballje ku u panë shtatë gola, e në minutën e fundit shtesë Interi “vodhi” fitoren nga Fiorentina për përfundimtaren 3-4 [Cabral 33pen., Ikone 60, Jovic 90 - Barella 2, Lautaro 15, 73pen., Mkhitaryan 90+5].

Dueli i xhiros së njëmbëdhjetë të Serie A-së nxorri Interin fitues, derisa Fiorentina me ngulm kthehej në lojë, duke barazuar në 2-2 pas 0-2 dhe 3-3 pas 2-3!

E armeni Henrikh Mkhitaryan u përkujdes që të shënojë aq vonë në ndeshje, sa që të mos i lë hapësirë më për rikthimin e ekipit të drejtuar nga Vincenzo Italiano, për të cilin sot dy zëvendësuesit shënuan.

Kristjan Asllani nuk u paraqit fare në ndeshje sonte, derisa qëndroi përgjatë gjithë lojës në bankën rezervë, kurse me fitore Inter arrin te 21 pikëshi dhe për momentin është i shtati në renditje.

Kjo ka qenë fitorja e katërt e Interit në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve!

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A