Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E NATËS

Goleadë në Bergamo, posedim në Camp Nou

Goleadë në Bergamo, posedim në Camp Nou


10 March, 2022 @23:00

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e para të së tetës së finales së Europa League sonte, ndërsa goleadë e bukur u pa në Bergamo, ku Atalanta mposhti Bayer Leverkusenin në një ndeshje atraktive, 3-2 [Malinovskyi 23, Muriel 25, 49 - Aranguiz 11, Diaby 63].

Përballja tjetër që pritej me interesim ishte mes Barcelonës dhe Galatasarayit, por aty vetëm gola s’kishte, përkundër posedimit të madh të topit të katalonasve gjatë ndeshjes.

Turqit u mbronë shumë mirë, ndërsa portieri i Barcelonës që është në huazim te ata, Inaki Pena, ka pritur disa gjuajtje të rrezikshme të ish-bashkëlojtarëve! Fundi, 0-0.

 

Glasgow Rangers ka kaluar bindshëm Red Starin e Beogradit, 3-0, ndërsa Sevilla në derbi mposhti West Hamin minimalisht, 1-0.

 

Përballja tjetër e natës, kaloi në të mirë të Sportingut të Bragës, që befasisht krijoi epërsi “kualifikuese” ndaj Monacos, 2-0.

Të martën, Real Betis - Eintracht Frankfurt 1-2 dhe Porto - Lyon, 0-1.

Ndeshjet e kthimit, të enjten tjetër më 17 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League