Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2 KORRIKU 6-3 VLLAZNIA

Goleadë në Prishtinë, 2 Korriku show ndaj Vllaznisë

Fotot: 2Korriku/fb

Goleadë në Prishtinë, 2 Korriku show ndaj Vllaznisë


9 April, 2022 @18:38

Ekipi i 2 Korrikut ka shënuar një fitore të thellë dhe të lehtë ndaj skuadrës që është në komfort zonë për mosrënie nga Liga e Parë Grupi B, Vllaznia e Pozharanit sot.

Verdhekaltërit prishtinas kanë mposhtur kundërshtarin 6-3 [Shefki Aliti 31, Arbnor Shala 42, Leandro 70, Razack Bachare 72, Drin Ymeri 88, 90 - Elbasan Jakupi 36, Daniel Tette 80, Rinor Hoxha 85] në një ndeshje ku golat u shënuan nga të dyja palët, ndërsa takimi solli kënaqësi golash për shikuesit e paktë që kishin dalur për të parë lojën.

TABELA AKTUALE

E 2 Korriku për momentin u ngrit në pozitë të katërt derisa iu kthye fitores në ligë pas tri xhirosh. E pozharanasit tashmë tri xhiro s’kanë fituar dhe ndër to kanë dy humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë