Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - DRENICA

Goleadë për 3 pikë, Gjilani fiton pas 4 xhirove

Goleadë për 3 pikë, Gjilani fiton pas 4 xhirove


9 April, 2022 @15:57

Në ndeshjen e luajtur në fushën me bari sintetik në Gjilan, sot skuadra vendase e Gjilanit shënoi fitore bindëse ndaj Drenicës mysafire.

Gjilani këtë takim e fitoi me rezultat 5-0 (Shkëlzen Lushtaku (AG) 14’, Keita Razak 42’, Donjet Shkodra 76’, Blerim Krasniqi 80’, Gerhard Progni 90+4’).

Kjo ishte fitorja e parë për Gjilanin pas 4 xhirove pa fitore, ecuri e cila e la prapa Ballkanit, liderit të Superligës, në renditje.

Epërsia e Gjilanit erdhi në minutën e 14’, kur krosimin e Torassës në portën e gabuar e çoi Shkëlzen Lushtaku i Drenicës. Më pas, pak para fundit të pjesës së parë, erdhi goli i dytë i gjilanasve. Për 2-0 shënoi Keita Razak (42’).

TABELA AKTUALE

Deri në fund të ndeshjes, Gjilani i Ismet Munishit e gjeti edhe tri herë rrjetën.

Ishte Donjet Shkodra ai që fillimisht në minutën e 76’ shënoi për 3-0, me asistues Elton Calen nga krahu i majtë. Për 4-0 shënoi Blerim Krasniqi katër minuta më vonë. Edhe te goli i katërt i Gjilanit asistues ishte Elton Cale, që sot luajti mjaft mirë. Krejt në fund, erdhi edhe goli i pestë. Kësaj radhe realizoi Gerhard Progni (90+4’) dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 5-0.

Kjo fitore e kthen Gjilanin në vendin e dytë, me Dritën që ndeshjen e xhiros nuk e ka luajtur ende, kurse Drenica për momentin është e shtata në renditjen e Superligës.

Xhiron që vjen, Gjilani e pret në shtëpi Niklin, kurse Drenica në Skenderaj e pret Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga