Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI MES REAGIMEVE, MERR FITOREN

Goli “i çuditshëm” i jep fitoren Dukagjinit ndaj Prishtinës!

Pamje nga ndeshja e sotme/ Foto: FCPrishtina/ fb

Goli “i çuditshëm” i jep fitoren Dukagjinit ndaj Prishtinës!


12 February, 2023 @16:40

Një gol tepër diskutabil është shënuar në duelin mes Dukagjinit dhe Prishtinës sot në Klinë, ndërsa vendasit kanë shënuar fitore minimale dhe jetike për të luftuar për mbijetesë në Superligë.

Ka qenë Mërgim Pefqeli që ka shënuar autogol, për atë që ishte gol i fitores për Dukagjinin e Armend Dallkut, ndërsa ndeshja përfundoi mes tensioneve në fushë dhe jashtë, me rezultatin Dukagjini 1-0 Prishtina [Mërgim Pefqeli ag. 43’].

TABELA AKTUALE

Regimet nuk u ndalën pas golit. Ka qenë momenti i goditjes nga këndi, kur u duk se referi Mentor Ajeti sinjalizon për faul në të mirë të Prishtinës, duke bërë shenjë kah porta e Dukagjinit. Në ndërkohë topi arriti te Pefqeli që e devijoi atë duke e dërguar në portë të tij!

Ajeti rishikoi situatën në VAR dhe sinjalizoi për gol! Prishtina me humbjen e gjashtë të stinorit mbetet e katërta në renditje me 27 pikë në ndeshjen e parë të pjesës pranverore të stinorit, ndërsa Dukagjini ngritet në të pestin vend me 25 pikë!

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga