Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOL I PARË

Goli i parë i Topallit sjell fitoren e Istanbulsporit

Jetmir Topalli feston golin, ndërsa Ibrahim Dresevic në prapavijë në dëshpërim. Pamje nga ndeshja Karagumruk-Istanbul/ Foto: Istanbulspor/fb

Goli i parë i Topallit sjell fitoren e Istanbulsporit


4 October, 2022 @8:32

Futbollisti i Kosovës, Jetmir Topalli, ka shënuar golin e parë të stinorit mbrëmë për ekipin e tij Istanbulspor, që ka dalë të jetë goli i fitores për ekipin e tij, që ka ardhur me përmbysje ndaj skuadrës së Karagumruk, 1-2.

Kundërshtari, ku luan futbollisti tjetër i Kosovës, Ibrahim Dresevic dhe drejtohet nga italiani Andrea Pirlo avancoi në pjesë të parë përmes sulmuesit Mbaye Diagne, mirëpo në pjesë të dytë zëvendësuesi Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli, në kombinimin shqiptar shënuan të dy për t’ia sjellë fitoren e dytë sezonale në tetë ndeshje ekipit të drejtuar nga trajneri Osman Korkmaz.

Jetmir Topalli

Topalli 24 vjeçar që erdhi te Istanbulspor në sezonin e kaluar, gjatë edicionit 21/22 shënoi nëntë gola për ekipin e tij në kampionat, kategorinë e dytë turke. Kaçanikasi te Istanbulspor erdhi ngfa ekipi i Yeni Malatyasporit.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova