FIORENTINA

Gomez pritet nga 25 mijë tifozë
16 July, 2013 @10:46
I transferuar nga Bayern Munchen në Fiorentina, Mario Gomez, është befasuar dje me pritjen që ia bënë tifozët e skuadrës vjollcë të Firencës.
Me të hyrë në stadium ai u prit nga afro 25 mijë tifozë aty të cilët brohorisnin emrin e tij.
“Pasi u kuptua se misioni im në Bayern ka përfunduar është dashur të marrë vendim: Italia apo Spanja. Në bisedë me Guardiolën, vendosa për projektin e Fiorentinës. Nuk po premtoj numër të caktuar të golave, por është me rëndësi të shënohen gola kur ekipi duhet të fitojë,” ka thënë ndër të tjera gjermani, Gomez, i cili u prezentua dje zyrtarisht nga ekipi i Fiorentinës, që ka përfunduar Serie A-në në vendin e katërt.