Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU 1-1 PHOENIX

Granit Arifaj shpëton Istogun nga humbja

Granit Arifaj shpëton Istogun nga humbja


4 March, 2022 @15:18

Një ndeshje tejet interesante është zhvilluar sot edhe në Demush MavrajIstogut, derisa ekipi vendas falë lojtarit të dalluar të tyre Granit Arifaj, kanë arritur që në momentet e fundit të lojës t’i shmangen humbjes nga Phoenixi, që llogaritet si rival lokal.

Istogu ka barazuar me Phoenixin 1-1 [Granit Arifaj 90+5 - Madi Faty 45+2] për të ruajtuar përkohshëm pozitën e dytë në renditje tabelare të Ligës së Parë Grupi A, derisa edhe katër skuadra tjera po kërkojnë këtë pozitë.

Ndeshja është përshkruar me kartonë të shumtë të verdhë, ku ekipi i Bekim Shotanit ka marrë pesë, ndërsa mysafirët tre, për të ndarë pikët në fund.

Istogu ka pasur më shumë se loja në pjesë të parë, raste dhe goditje për të shënuar në 45-minutat e para, por në fund të saj, Phoenix merr epërsinë falë Fatyt.

TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË

Pjesa e dytë vazhdoi njëjtë, me Phoenixin edhe më të sigurt në lojë, por vendosmëria e troftave për të mos humbur pikë shkoi deri në fund, kur më së miri u gjend Arifaj që barazoi para fishkëllimë së fundit të referit.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë