Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERR DREJTIMIN E EKIPIT TË RI-EMËRUAR

Granit Begolli bëhet trajner i ekipit të ri, FC Suhareka

Granit Begolli bëhet trajner i ekipit të ri, FC Suhareka


23 June, 2023 @17:00

Skuadra e re, e krijuar së fundi para 5-ditësh, saktësisht më 18 qershor FC Suhareka ka emëruar trajnerin e ekipit të parë që në ditët e para të ri-emërimit të saj me ekipin e deritashëm prizrenas që luante ndeshjet si vendas në stadiumin “Boka” të Korishës, A&N.

Ndërsa, sot u zyrtarizua edhe trajneri i ri i ekipit, i cili më parë ka punuar me Vëllaznimin, Lirinë dhe së fundi Feronikeli’74 — Granit Begolli. Në stinorin e fundit, Begolli, ka arritur që të inkuadrojë ekipin e Feronikeli’74 në Superligë të Kosovës si fitues i Ligës së Parë — Grupi A.

“Sot në ambientet e stadiumit “BOKA” në Korishë nën mbledhjen e jashtëzakonshme të KF A&N u mbajt kuvendi ku të pranishëm ishin mbi 30 delegatë dhe përfaqësues të klubeve , ku të gjithë njëzëri me duar të ngritura votuan me absolut votash PRO rendit të ditës që ishte vendosja e emërtimit të ri të klubit FC Suhareka , zgjedhja e kryetarit të ri e krijimi i kryesisë së re,” kishte shkruar njoftimi i skuadrës më 18 qershor.

FC Suhareka - Granit Begolli coach

Ndërsa sot, duke emëruar trajnerin e ri të skuadrës, që e quajtën Mr. Begolli.

“Të nderuar simpatizues ju njoftojmë që kryetrajneri i ri skuadrës tonë do të jetë , GRANIT BEGOLLI , timonieri kampion që me sukseset e tijë është shquar vitet e fundit në futbollin Kosovar ka arritur marrëveshje duke i besuar projektit tonë drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës.
Begolli si futbollist me bagazh të madh por edhe si trajner duke drejtuar skuadra si ; KF Vëllaznimi , KF Liria dhe së fundmi kampion me KF Feronikeli’74 duke i inkuadruar në elitën e futbollit të Kosovës , një puntor i jashtzakonshëm me disiplinë të shquar dhe një drejtues teknik i fuqishëm.
Ditëve në vijim do kompletohet edhe i gjithë staffi punues që së bashku me Granitin do fillojnë punën me një skuadër të kompletuar , prezantimi i tijë nën emblemën e FC SUHAREKA do bëhet ditëve në vijim.”
— ka shkruar njoftimi i sotëm i klubit FC Suhareka.◼️


 
Të gjitha lajmet nga