Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SLLOVENIA 0-0 GREQIA

Greqia dominoi Slloveninë, por Oblak shfaqet shpëtimtar

Greqia dominoi Slloveninë, por Oblak shfaqet shpëtimtar


3 September, 2020 @23:54

Përballja e rivalëve të fortë të Kosovës në Grupin 3 të Ligës C të Kombeve ka përfunduar pa gola 0-0.

Sllovenia nuk ka arritur që në Ljubljanë të bëj shumë, derisa Greqia do të “mallkojë” portierin e shkëlqyeshëm të Atletico Madridit Jan Oblak, që ka pritur raste të shumta të tyre dhe t’ua mohojë fitoren.

Krejt në fund, ka qenë sulmuesi i Sportingut të Lisbonës Andraz Sporar që ka dështuar t’ia sjellë fitoren Sllovenisë pas një rasti të mirë që pati.

Barazimi pa gola lë këtë grup ku bën pjesë edhe Kosova krejt të paqartë pas dueleve të para të grupit, ndërsa që në përballjet tjera pritet të shihet se kush çka do të arrijë në shtator, pasi që Kosova pret Greqinë në Prishtinë, ndërsa Sllovenia Moldavinë në Ljubljanë.

Përndryshe, historikisht Greqia asnjëherë nuk është  mposhtur karshi Sllovenisë, duke barazuar në tre përballje dhe duke shënuar tre fitore në të gjitha garat zyrtare mes këtyre dy shteteve.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve