Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARCELONA

Griezmann bëhet gati për Premier League

Foto: FC Barcelona

Griezmann bëhet gati për Premier League


6 July, 2021 @18:45

Që kur ka ardhur në klubin e Barçës është kritikuar për një paraqitje të dobët, ani pse statistikat ‘flasin’ diçka krejtësisht tjetër.

Sulmuesi francez, Griezmann ka zënë vend te skuadra e Barçelonës që nga viti 2019. Ai ka shënuar 35 gola në 99 ndeshje, mesatarisht 0.35 për ndeshje.

Barça do ta ofroj Griezmann te Chelsea, sipas “Daily Star” ku e ardhmja e francezit mund të jetë në Premier League. Siç raporton edhe “Daily Star”, disa skuadra, kanë nisur që moti interesimet për sulmuesin francez, tashmë i kanë kërkuar Barcelonës atë. Menaxheri i lojtarit pritet të udhëtoj në Londër në ditët në vijim për të shikuar propozimet.

Ndërkohë që Barça po mendon për Haaland në vend të sulmuesit francez.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League