MEDIA
Guardiola në Katar!
4 February, 2015 @11:50
Trajneri spanjoll i Bayern Munchenit, Pep Guardiola, mund të përfundojë si trajner i përfaqësueses së Katarit.
Njoftimin e ka bërë të ditur Sport Bild në numrin e tij të sotëm, duke u bazuar në burimet e saja.
Guardiola ka qenë pjesë e ekipeve të Katarit, pasi që e kishte lënë Barcelonën si lojtar, në fund të karrierës, ndërsa gjithashtu ka lobuar për Katarin që të fitojë organizimin e Kampionatit Botëror 2022 në futboll.
Sipas kësaj gazete, Guardiola prej vitit 2016 mund të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje.