BAYERN MUNCHEN
Javë për tu harruar
4 February, 2015 @10:53
Pasi që nuk arriti të shënojë fitore as në ndeshjen e dytë të stinorit pranveror, Bayern Munchen ka regjistruar javën më të keqe të stinorit dhe me gjërë në Bundesligë.
Që prej nismës së këtij stinori, Bayern nuk kishte humbur, ndërsa pas humbjes nga Wolfsburg, bavarezët barazuan mbrëmë ndaj Schalkes, që i bën ata me një pikë të fituar nga gjashtë të mundshme pas dy xhirove, brenda një jave.
Për më tepër, rrjedha e ndeshjes së mbrëmshme do të mund të ishte krejt tjetër po qe se sulmuesi Eric Choupo Moting do të kishte shënuar penalltinë, që e mbrojti Manuel Neuer, në fillim të ndeshjes.
Humbja ndaj Wolfsburgut fundjavën që shkoi ka qenë paraqitja më e dobët e stinorit për Bayernin, por tani gjërat si duket nuk po përmirësohen lehtë.
Më e dobët se kjo javë, daton nga stinori i kaluar, kur Bayern kishte pësuar nga Augsburg dhe Borussia Dortmund më 5 e 12 prill në vitin e kaluar.
Xhiron që vjen, Bayern i shkon Stuttgartit, që është në zonën e rrezikshme të Bundesligës.