TROFTAT
Istogu zyrtarizon Krasniqin
3 February, 2015 @17:09
Mbrojtësi Besnik Krasniqi, që prej Prishtinës kishte kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë për të veshur fanellën e Partizanit të Tiranës së pari dhe së fundi Teutës së Durrësit, është lojtar i ri i Istogut.
Zyrtarizimin e ka bërë faqja zyrtare e ekipit të Superligës së Kosovës, duke bërë të ditur se është arritur marrëveshje me Krasniqin 25 vjeç.