MERDARE
Guraziu shpëton Dritën
13 September, 2015 @18:01
Sulmuesi i ri i Dritës, Fillim Guraziu, që erdhi nga Hajvalia, është futur në pjesë të dytë të ndeshjes nga trajneri Bekim Isufi për të shënuar dy herë dhe për të siguruar një pikë të rëndësishme për gjilanasit në Merdare ndaj Llapit, që kishte avantazh prej 3-1 gjysmë ore pa përfunduar ndeshja.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Llapit, pasi që ata kaluan brenda 11 minutave me golat e Enis Zabërxhës dhe Getoar Dragushës në epërsi prej 2-0. Edhepse Ylber Ramadani i Dritës uli epërsinë në 2-1, më shumë nuk kishte ç‘të bëhej për 45 minutat e para të lojës.
SHIKO TABELËN AKTUALE
Ndeshje e bukur me plotë gola në Podujevë sot, derisa dy skuadrat dëshiruan fitoren, dhe pas barazimit 3-3 u ndanë me nga një pikë nga ndeshja.