Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ASTON VILLA 1-1 MANCHESTER CITY

Haaland përsëri shënon, por City s’fiton

Haaland përsëri shënon, por City s’fiton


3 September, 2022 @20:49

Kampioni i Anglisë, Manchester City, ka dështuar të shënojë fitore ndaj Aston Villës në Villa Park sonte dhe me këtë ka humbur rastin të dalë në krye së paku deri në lojën tjetër të Arsenalit.

Predatori norvegjez Erling Haaland ka shënuar përsëri për Cityn, të dhjetin gol në gjashtë ndeshje, pas krosimit të bukur të Kevin de Bruynes, por epërsia e tyre u anulua nga Leon Bailey që barazoi për përfundimtaren 1-1 [Bailey 74 - Haaland 50].

Cityt të Pep Guardiolës i kushtuan rastet e humbura, derisa gjatë epërsisë 0-1 Emi Martinez mbrojti dy tentime të Haalandit, ndërsa shtylla mohoi një briliancë nga gjuajtja e lirë shutuar nga De Bruyne!

E për të bërë gjërat më dramatike në lojë, Phil Coutinho nisi gëzimin kur qëlloi portën e Cityt, derisa pa flamuin e ngritur nga ndihmës-referi që sinjalizonte pozitë jashtë loje!

Aston Villa mbetet ende me një fitore të vetme këtë stinor, derisa City regjistroi barazimin e dytë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League