REKORD TJETËR I THYER NGA NORVEGJEZI
Haaland s’ndalet me rekorde, City kthehet në pozitën e dytë
28 December, 2022 @23:05
Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar dy gola sonte, derisa ekipi i tij ka mposhtur Leedsin në ndeshjen që përfundoi 1-3 [Struijk 73 - Rodri 45+1, Haaland 51, 64].
Haaland me golat e sontme ka arritur shifrën e 20 golave këtë stinor në Premier Ligën angleze, duke u bërë lojtari që e ka arritur më së shpejti këtë numër golash.
Disiplina e Leedsit në fillim të ndeshjes bëri mjaft telashe për Manchester Cityn që përkundër posedimit e tentimeve nuk arrinte te goli, derisa Rodri hapi perden e golave.
Jack Grealish nuk u tregua në golin e dytë të ekipit aspak vetjak, derisa asistoi për Haalandin, ndërsa gjithashtu asistoi edhe te goli i tretë pas një ndërtimi të shpejt të aksionit nga djelmoshat e Pep Guardiolës.
Fitorja, çon Cityn në pozitë të dytë me 5 pikë më pak se lideri Arsenal që ka 40 pikë. Leeds i 15-ti në renditje, me 15 pikë.