SUPERLIGA TURKE
Hadërgjonaj me shokë rrëmbejnë pikën nga Galatasarayi
29 August, 2021 @23:56
Skuadra e Kasimpasas, ka rrëmbyer 1 pikë nga Galatasarayi, nga disavantazhi prej 2 golave.
Galatasarayi shënoi dy gola në minutën e 32’ me Alexandru Cicaldau dhe 38’ Kerem Akturkoglu, derisa pësoi në minutën e dytë shtesë nga Nicolai Jorgensen.
Kasimpasa e barazoi rezultatin në minutën e 66’ me lojtarin Umut Bozok dhe në minutat e mbetura nuk arritën ta ndryshojnë rezultatin që të dyja skuadrat.
Florent Hadërgjonaj dhe Loret Sadiku, luajtën 90’ minuta në këtë ndeshje.
Galatasarayi me 7 pikë gjendet në pozitën e katërt, kurse Kasimpasa në pozitën e tetë me 5 pikë.