STATS

Hajrizi e Kastrati, me më së shumti pikë ndaj rivalit para derbit
11 January, 2022 @17:55
Ndeshja e parë e vitit 2022 në Superligën e Kosovës në basketboll, do të luhet nesër në palestën “Minatori” në mes të Trepçës dhe Yllit.
Kjo do të jetë ndeshja e tretë në mes të këtyre dy skuadrave në kuadër të Superligës, por e gjashta e sezonës.
Trepça Yllin e mposhti 4 herë (2 miqësore, 1 ligë dhe 1 Superkupë), kurse Ylli ka triumfuar vetëm 1 herë në ligë kundër skuadrës mitrovicase.
Skuadra mitrovicase në këto dy ndeshjet e luajtura në Superligë ka shënuar 140 pikë, 34 asistime, 63 kërcime, 14 topa të rrëmbyer, 8 bllokada e 30 topa të humbura.
Në anën tjetër Ylli në këto dy ndeshje (në Superligë) luajti me 160 pikë, 38 asistime, 67 kërcime, 18 topa të rrëmbyer, 5 bllokada e 29 topa të humbura.
Drilon Hajrizi me 38 pikë (19 nga ndeshja e parë, 19 nga ndeshja e dytë) ishte koshashënuesi më i mirë te Trepça, derisa Amin Hot me 15 asistime (8 nga ndeshja e parë dhe 7 nga ndeshja e dytë) dhe 17 kërcime (8 nga ndeshja e parë dhe 9 nga ndeshja e dytë) kishte më së shumti asistime e kërcime për skuadrën mitrovicase.
Te Ylli Erjon Kastrati e Mikaile Tmusic ishin koshashënuesit më të mirë te Ylli me nga 28 pikë, Cameron Williams me 10 asistime asistuesi më i mirë dhe Gëzim Morina me 15 kërcime kishte më së shumti kërcime.
Ndeshja do të luhet më 12 janar nga ora 19:00.