KISHNICË
Hajvalia prezenton Miftarin
5 June, 2015 @19:50
Hajvalia po bën një hap tjetër drejt ngritjes së nivelit të profesionalizmit si ekip. Skuadra që vetëm tre vite më parë u inkuadra për herë të parë në Superligë, 2012/13, tashmë duket të ketë kapur një shkallë tjetër të të qenit ekip serioz.
Mentor Miftari që u paralajmërua më parë si trajner i ri, sot u zyrtarizua dhe në fjalimin e tij të parë si trajner i Hajvalisë nuk ka premtuar titullin.
“Nuk premtoj që do ta zëmë vendin e parë. Dëshira është diçka tjetër, puna është tjetër. Premtoj që angazhimi do të jetë maksimal nga ana ime. Ende nuk e kemi kompletuar skuadrën dhe po punojmë shumë që të përfundojmë këtë çështje,” ka thënë ai.
Hajvalia do të luajë ndaj Sionit në miqësoren e aranzhuar në Zvicër, ndërsa drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur që kanë nisur punimet për një stadium të ri dhe modern.