HAJVALI

Hajvalia s’do të bëj gabimet e njejta
8 July, 2015 @18:40
Hajvalia ka përcaktuar ditën e shtunë për të filluar përgatitjet për stinorin e ri 2015/16 të Superligës.
Mbrojtësi me përvojë i ekipit, Erdin Hashani, ka bërë të ditur ndër të tjera, se Hajvalia do të jetë më serioze këtë stinor dhe se ekipi nuk guxon të bëj gabimet e njejta si në edicionin e kaluar, transmeton faqja zyrtare e klubit sot.
“Hajvalia ka kushte dhe mundësi për të fituar trofe,” ka shtuar në fund Hashani.
Hajvalia stinorin e shkuar e përfundoi në pozitë të katërt të tabelës së klasifikimit, ndërsa këtë stinor do të drejtohet nga Mentor Miftari.