FAZA PËRGATITORE

Hajvalia-Skënderbeu, miqësorja e radhës
16 January, 2016 @11:19
Skuadra e Hajvalisë ka bërë të ditur sot se më 22 janar do të niset për fazën përgatitore të radhës në bregdetin shqiptar.
Vendi ku do të qëndrojnë nuk është bërë i ditur, por ajo që është me rëndësi është se djelmoshat e Ismet Munishit do të ndeshen me Bylisin dhe Skënderbeun në këtë fazë të përgatitjeve, ku do të qëndrojnë për 2 javë të plota, 14 ditë.
Datat e këtyre ndeshjeve, gjithashtu nuk janë bërë të ditura.