Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIFTARI

Hajvalisë i nevojitet një sulmues

Hajvalisë i nevojitet një sulmues


27 July, 2015 @14:03

Mentor Miftari, trajneri i ri i Hajvalisë, pret që deri para fillimit të stinorit të ri, 2015/16, ekipi i tij të përforcohet me një sulmues. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë Miftari, në një intervistë të shkurtër dhënë për faqen zyrtare të ekipit nga Kishnica e Prishtinës, fchajvalia.com

“Si në çdo skuadër të Europës edhe Hajvalia ka lënë vend për një ose dy përforcime deri në fund të afatit kalimtar. Unë mendoj se kemi nevojë të përforcohemi në repartin ofanziv të skuadrës. Në afat të gjatë na duhet një sulmues i mirë për skuadrën,” ka thënë Miftari, transmeton faqja e Hajvalisë sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga