MEDIA

Sa do të fitojë City nga Jovetic?
27 July, 2015 @13:47
Stevan Jovetic, sulmuesi malazias i ekipit të Manchester Cityt, ka arritur në Milano sot për të kryer testet mjekësore para kalimit te Interi.
Inter do të paguajë 15 milionë euro për dëmshpërblimin e lojtarit, derisa 3 milionë euro do të shkojnë menjëherë në arkën e Cityt si huazim dy vjeçar, e 12 milionë euro tjera do të arrijnë në vitin 2017 si pagesë për blerjen e kartonit të sulmuesit në fjalë.
Jovetic kishte arritur te City nga Fiorentina në verë të vitit 2013 për 26 milionë euro të raportuara.