MESFUSHORI HALIMI
Halimi: Suedia tjetër nivel
29 March, 2021 @9:06
Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, në përballjen e humbur nga Suedia ka qenë startues.
Ai luajti 75-minuta në ndeshje, pasi që fitoi besimin e Bernard Challandesit nga miqësorja me Lituaninë.
Ndërsa, pas ndeshjes ku Kosova u mposht 0-3 nga suedezët, për mediat ai ka thënë.
“Suedia është një nivel tjetër në krahasim ndaj Lituanisë me të cilën luajtëm ditë më parë. Ne nuk jemi të dëshpëruar pas kësaj humbjeje, por të zhgënjyer, pasi që do të mund të arrinim më shumë. Tash do të punojmë për ndeshjen e radhës ndaj Spanjës,” ka thënë Halimi.