3 ORË PARA LOJËS
Hapen dyert e stadiumit
13 November, 2015 @11:12
Sipas organizatorit të ndeshjes dhe njoftimit të lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), dyert e Stadiumit të Qytetit në Prishtinë nga ora 11 janë hapur për publikun që dëshiron të zë vend para ndeshjes Kosova-Shqipëria.
Sidoqoftë, gjendja në terren për momentin është ndryshe, derisa nuk shihet të ketë ndonjë fluks të madh njerëzish përkundër biletave të shitura.