NGA BARAZHI
Pas 30 viteve, momenti më i mirë
13 November, 2015 @10:33
Mbrëmë Hungaria ka shënuar fitore tepër të madhe ndaj Norvegjisë në Play-Offin për kualifikim në Kampionatin Europian EURO 2016.
Një gol i László Kleinheisler ka qenë vendimtar në ndeshje, derisa Norvegjia përkundër dominimit dhe rasteve nuk arriti të shnëojë asnjëherë në përballjen e zhvilluar në Oslo.
Për Kleinheislerin, që debutoi mbrëmë me reprezentacionin hungarez, ka qenë natë e paharrueshme, ashtu si edhe për portierin Gabor Kiraly, që ka regjistruar paraqitjen jubilare - të njëqindtë me këtë ekip.
E sa i përket vetë Hungarisë, ata kanë arritur të mposhtin Norvegjinë në një ndeshje futbolli për herë të parë pas 30 viteve dhe atë në momentin më të duhur, atëherë kur i duhet kualifikimi në europian.
Ndeshja e radhës në Hungari luhet të dielën në Budapest.
SONTE NË PLAY-OFF PËR EURO 2016:
20:45 | Bosnja Hercegovina - Irlanda |