KAPITENI
Cana mendon pensionimin
12 November, 2015 @20:24
Kapiteni i kombëtares shqiptare dhe lojtari me rekord paraqitje për kuqezinjtë, Lorik Cana, ka dhënë një lajm interesant sonte.
Ai ka bërë të ditur se pas Kampionatit Europian EURO 2016 në Francë do të ulet me familjen dhe trajnerin Gianni De Biasi për të biseduar për të ardhmen e tij, pasi që është duke e menduar pensionimin nga kombëtarja.
“Pas Europianit do të ulem me familjen dhe De Biasin e të bisedojë rreth së ardhmes sime”, ka thënë Cana në konferencë për shtyp sonte në Prishtinë.
“Unë po shoh vetëm pozitivet nga kjo ndeshje. Ne të gjithë jemi shqiptarë dhe vijmë pas një suksesi të madh. Ne kemi ardhur me e nda gëzimin me tifozët e Kosovës. Ata duan spektakël dhe ne do t’i provojmë disa skema të reja. Kjo është një kënaqësi e madhe do të dhurojmë spektakël,” ka shtuar Cana ndër të tjera sonte.
Lorik Cana është 32 vjeç aktualisht dhë në korrik të vitit të ardhshëm mbush të 33-tat.
Video