KUALIFIKIMET U21
Portugalia bindshëm ndaj Shqipërisë
12 November, 2015 @22:08
Portugalia ka shënuar fitore të thellë dhe bindëse ndaj shpresave të Shqipërisë sonte,
4-0.
Ricardo Horta, Carlos Mane, Ruben Vezo dhe Gonçalo Paciencia kanë qenë golashënues për ekipin nga Gadishulli Iberik, ndërsa kuqezinjtë nuk kanë arritur t’i përgjigjen as me gol të nderit atyre në këtë përballje.
Shqipëria ka luajtur sonte me 11-shen: Strakosha, Vojvoda, Lulaj, Prenga, Gavazaj, Laci, Latifi, Broja, Rashica, Durmishaj dhe Çekiçi, ndërsa si zëvendësues janë futur edhe Bare, Qose e Bardhi - por pa sukses.
Kjo është humbja e dytë e Shqipërisë U21 në Grupin 4 kualifikues për Europianin e të rinjëve, derisa tabela aktuale duket si mëposhtë.
TABELA AKTULE E GRUPIT 4:
1 | Portugalia U21 | 4 ndeshje | 12 pikë | |
2 | Izraeli U21 | 3 ndeshje | 7 pikë | |
3 | Greqia U21 | 3 ndeshje | 6 pikë | |
4 | Shqipëria U21 | 5 ndeshje | 5 pikë | |
5 | Hungaria U21 | 4 ndeshje | 4 pikë | |
6 | Lihtenshtajni U21 | 5 ndeshje | 0 pikë |