MEDIA TALKS

Harry Kane kërkon largimin
17 May, 2021 @23:21
Sipas Sky Sports, sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, ka shprehur dëshirën të largohet nga klubi në këtë verë.
Spursat vazhdojnë të shpresojnë në shërbimet e sulmuesit, por flitet se Manchester United, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Chelsea veçse kanë nisur bisedimet për një lëvizje të mundshme.
27-vjeçari udhëheq garën në Premier League si në gola, po ashtu edhe në asistime, dhe ka mbetur i pakënaqur me progresin e Tottenhamit, që duket se nuk do të arrijë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve për të dytin stinor radhazi.