Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOTTENHAM HOTSPUR FITON DERBIN E LONDRËS

Harry Kane me rekorde, këndell Tottenhamin

Harry Kane duke festuar golin në paraqitjen e tij jubilare, të 300-të/ Foto: Tottenham/fb

Harry Kane me rekorde, këndell Tottenhamin


5 January, 2023 @0:28

Tottenham ka arritur të shënojë fitoren e parë në tri ndeshjet e fundit, ndërsa ka qenë kapiteni i ekipit dhe golashënuesi i rryer i skuadrës Harry Kane që ka këndellur ekipin e Antonio Contes, që s’dukej në formë të mirë dhe humbi pozitat në katërshen udhëheqëse të Premier Ligës javë më parë.

Kane me 264 gola për Tottenhamin në karrierë, është larg vetëm dy gola nga Jimmy Greaves për të thyer rekordin e përgjithshëm të gjelave të Londrës. Kane pos golave ka dhënë edhe një asist sonte, në një ndeshje që kënaqi në fund Conten, pas pjesës së parë tërësisht jo interesante, për përfundimtaren Crystal Palace 0-4 Tottenham.

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League