PEJË

KF Besa/Facebook
Haxhi Zeka fatal për Ferizajin
16 March, 2014 @16:00
Sulmuesi veteran i Besës, Haxhi Zeka, përkundër moshës së tij 40 vjeçare, vazhdon të jetë njeriu që vendos gjithçka te pejanët.
Ai ka shënuar sot dy herë në Shahin Haxhiislami për t’ia dhënë ekipit të tij fitoren e nëntë në kampionat dhe për tu barazuar me kundërshtarin e sotëm në tabelë.
Fitorja e ka çuar Besën në pozitën e katërt të tabelës, derisa ekipi i Valdet Shoshit ka shënuar fitoren e parë në pranverë.
Ferizaji i cili erdhi në Pejë pa Bylbyl Sokolin e dorëhequr në mesjavë, nuk ka arritur t’i bëj ballë pejanëve më shumë se 45 minutat e para kur rezultati ishte 0-0. Pjesa e dytë, plotësisht i takoi pejanëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.