NGJALLET MBIJETESA

Përfundon seria pa humbje e Drenicës
15 March, 2014 @16:11
Dy skuadrat e fundit të tabelës së Superligës së Kosovës, Ferronikeli dhe Fushë Kosova kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre sot, me rezultat minimal, duke siguruar pikë maksimale dhe duke e vluar edhe më shumë luftën për mbijetesë.
Ferronikeli në duel me Drenicën, në derbin drenicak, ka arritur të shënojë fitore në saje të golit të mesfushorit prizrenas Rafet Mullallari nga penalltia. Trepikëshi i Ferronikelit është vital në luftën e tyre për mbijetesë, derisa seria e 14 ndeshjeve pa humbje e Drenicës ka përfunduar sot.
Të njejtën sikurse Ferronikeli e ka bërë edhe Fushë Kosova. ‘Pampurët’ kanë tymosur Trepçën’89 me një gol të vetëm të shënuar nga Getoar Dragusha (36’), derisa ekipi i qytezës së hekurudhave ka shënuar fitoren e dytë në pranverë.
Rezultatet dhe tabela aktuale e Superligës.
SUPERLIGA, Sot:
Drenica - Ferronikeli | 0-1 (0-0) | Rafet Mullallari 76' (pen.) | |
Fushë Kosova - Trepça'89 | 1-0 (1-0) | Getoar Dragusha 36' |