2 MOMENTE

REUTERS
Dita e Silvas, Man City fiton
15 March, 2014 @15:43
Mesfushori spanjoll 28 vjeçar, David Silva, ka treguar paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e sotme për ekipin e tij Manchester City.
Skuadra e tij ka shënuar fitore 0-2 si mysafir ndaj Hull Cityt, derisa Silva që po kalon stinorin e katërt në Manchester City ka shënuar një gol të bukur me të majtën e tij në pjesën e parë të takimit, edhe pse ekipi i tij luajti me 10 lojtarë pasi që kapiteni Vincent Kompany morri të kuqe nga referi në minutën e dhjetë të takimit.
Sidoqoftë, ‘tigrat’ e Hullit nuk kishin forcë që të bëjnë më shumë në këtë ndeshje e për të vërtetuar këtë u përkujdes përsëri spanjolli që ka asistuar maestralisht te boshnjaku Edin Dzeko, duke e lënë atë vetëm para portierit e ky i fundit nuk e pat vështirë të shënojë.
Rezultatet dhe tabela aktuale e Premier League.