SOT 1 JAVË

REUTERS/Arkiv
Shorti i Ligës së Kampionëve, të premten
14 March, 2014 @12:33
Sot një javë do të dihen përballjet çerekfinale të garës elite të futbollit europian, Liga e Kampionëve, por edhe asaj të Europa League.
Duke filluar nga mesdita në Nyon të Zvicrës, aty ku e ka selinë shtëpia e futbollit europian do të hidhet shorti për të përcaktuar përballjet në të dyja garat.
Nikoqir në short do të jenë sekretari gjeneral i UEFA-së, Gianni Infantino dhe drejtori i garave, Giorgio Marchetti, derisa ata do të ndihmohen edhe nga ish ylli i futbollit, portugezi Luis Figo.
Deri më tani vetëm katër ekipe kanë siguruar çerekfinalen nga Liga e Kampionëve: Barcelona, Paris St Germain, mbrojtësi i titullit Bayern Munchen dhe Atletico Madrid.
Pjesëmarrësit tjerë të shortit do të përcaktohen pas përballjeve që zhvillohen të martën, të mërkurën dhe të enjten në të dy garat.
Në këtë short te të dyja garat nuk do të ketë më favorizime dhe bartës, derisa çdo skuadër do të mund të bie përballë çdonjërës.