SUPERLIGA

BOROZANI/Erdis Driza
Hajvalia-Drita, hapin xhiron
14 March, 2014 @11:01
Hajvalia e Drita në ora 14:00 sot hapin xhiron e XIX të Superligës së Kosovës. Skuadra prishtinase, Hajvalia, përndryshe sot luan ndeshjen e parë të stinorit pranveror, pasi që në xhiron e kaluar ka pushuar, prej se Hysi u tërhoq nga garat dhe u shua.
Hajvalia do të përballet me Dritën e Gjilanit sot, që ka startuar stinorin me humbje nga Trepça’89, derisa ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës.
Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet tjera, derisa derbi i stinorit luhet të dielën në Vushtrri ku takohen Llamkos Kosova - Prishtina, që po luftojnë për kreun e tabelës.
Tabela aktuale, para xhiros së XIX.
XHIROJA XIX, Orari:
e premte 14:00, Kishnicë | Hajvalia-Drita | ||
e shtune 14:00, Skenderaj | Drenica-Ferronikeli | ||
e shtune 14:00, Fushë Kosovë | Fushë Kosova - Trepça'89 | ||
e diel 13:00, Vushtrri | Llamkos Kosova - Prishtina | ||
e diel 14:00, Pejë | Besa-Ferizaji | ||
Trepça pushon |