1/8 E FINALES

REUTERS/Arkiv
Barazim në Juventus Arena
13 March, 2014 @23:17
Derbi italian i Europa League ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinës ka përfunduar me barazim 1-1. Një ndeshje që ka pasur raste të panumërta dhe lirisht mund të thuhet si ndeshja e natës në këtë garë, i ka shkuar pak më shumë përshtati ekipit nga Firenca.
Juventus ia nisi ndeshjes në mënyrë më të mirë kur Arturo Vidal i dha epërsinë ekipit të tij ende pa u djersitur fanellat e lojtarëve në fushë. Intensiteti i ndeshjes u ngrit menjëherë derisa rastet e panumërta për të dyja palët bënë lojën tejet interesante.
Të dy portierët, si Gianluigi Buffon i Juventusit ashtu edhe Neto i Fiorentinës përkundër se kanë pranuar nga një gol kanë qenë në nivel të lartë të detyrës.
Ka qenë transferi më i shtrenjtë i vjollcëve nga Firenca, gjermani Mario Gomez, që ka barazuar rezultatin e ndeshjes 10 minuta pa përfunduar takimi derisa pritet një ndeshje edhe më e zjarrtë në Artemio Franchi javën e ardhshme për të përcaktuar çerekfinalistin italian nga ky duel.
Benfica triumfon në Londër
Ndeshje tjetër e madhe u luajt në White Hart Lane, ku Tottenham u mposht nga Benfica 1-3. Djelmoshat e Jorge Jesusit kanë fituar falë përvojës së madhe të tyre në garat europiane dhe ka shfrytëzuar rastet e tyre në mënyrë maestrale si nga krosimet ashtu edhe nga tollovitë në zonë për të mposhtur londinezët.
Qendërmbrojtësi brazilian Luisao ka qenë njeriu i ndeshjes duke kontrolluar mbrojtjen dhe duke shënuar dy herë në portën e Hugo Llorisit të Tottenhamit.
Real Betis e Lyon me fitore impresive
Olympique Lyon ka shënuar fitore që e çon në çerekfinale që tash, pasi që rezultati 4-1 ndaj Viktoria Plzenit duket të jetë i mjaftueshëm për të dalë nga kjo fazë. Derisa në derbin spanjoll të Sevillës, Sevilla është mposhtur nga Real Betis 0-2.
EUROPA LEAGUE, Rezultatet:
AZ Alkmaar - Anji Mahachkala | 1-0 | ||
Basel - Red Bull Salzburg | 0-0 | ||
Juventus - Fiorentina | 1-1 | ||
Olympique Lyon - Viktoria Plzen | 4-1 | ||
Tottenham Hotspur - Benfica | 1-3 | ||
Porto - Napoli | 1-0 | ||
Sevilla - Real Betis | 0-2 | ||
Ludogorets - Valencia | 0-3 |