Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALBAN BUSHI

“Duhet të japim 200% nga vetja”

Intervista e Alban Bushit/ Screenshot

“Duhet të japim 200% nga vetja”


13 March, 2014 @18:02

Menaxheri i ekipit kombëtar, Alban Bushi, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me shortin e eliminatoreve të Europianit, Franca 2016.

Siç dihej, Shqipëria do të jetë në grupin I, ku do të përballet me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të Alban Bushit, si dhe ta shikoni videon e intervistës së tij.

“Unë mendoj që është njëri nga shortet më të vështira që i ka rënë ndonjëherë Shqipërisë në historinë e saj. Por mendoj që do të ketë surpriza. Nuk është se ne jemi dorëzuar me rënien e shortit. Është një short i vështirë por edhe i kalueshëm. Mendoj që do të ketë surpriza.”

─ Çfarë duhet të kemi kujdes në mënyrë që të marrim maksimumin enga ky turne eliminator?

“Si vend i vogël që jemi, si ekip modest që jemi, duhet me dhënë maksimumin 200% në çdo ndeshje. Nëse do që ta rrahësh Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë, në qoftë se nuk jep 200% për ndeshje, ti nuk i rreh dot ata. Në qoftë se ata janë mobilizuar 70% dhe ti je njësoj me ata 70%, atëherë çdo gjë është e humbur. Mendoj që do të mobilizohemi 200% dhe i kemi të gjitha shansat.”

─ Portugalia, Danimarka e pastaj Serbia dhe Armenia janë të gjithë njësoj të vështira?

“Mendoj që të gjitha janë njësoj. Sidomos kjo e fundit, Armenia, është nga më të rrezikshmet për mendimin tim, sepse janë shumë të etur dhe në çdo ndeshje vlerësojnë maksimalisht. Pavarësisht se Portugalia ka një ekip që edhe mund të tolerojnë gjatë ndeshjes me kuptimin e mirë të fjalës tolerim, që nuk përqëndrojnë 100% sepse kanë lojtarë të mëdhenj, kurse Armenia kemi parë në sezonin e kaluar që gjithë lojtarët japin maksimumin dhe janë shumë të rrezikshëm, sidomos jashtë fushës së tyre.”

─ Mendoni se e kemi grupin e lojtarëve për të përballuar me sukses një edicion të tillë?

“Unë mendoj që kualitete kemi shumë, por lojtarë nuk është se kemi shumë. Janë pothuajse tetë ndeshje dhe dy me Francën që janë tani konkrete, i bie dhjetë ndeshje. Grupi i lojtarëve nuk është aq sa duhet të jetë për një edicion, por mendoj se me pak kujdes, sidomos në marrjen e kartonëve do të jemi pak më të kujdesshëm, mendoj që do t’ia kalojmë.”


Video



FIFA RANKING

Shqipëria po përparon

Shqipëria/International

Shqipëria po përparon

13/03/14 @ 16:35

TATIMI

3.5 vjet burg për Honess

Champions League/Bundesliga

3.5 vjet burg për Honess

13/03/14 @ 15:31

DE BIASI

Misioni, Shqipëria në europian

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

Misioni, Shqipëria në europian

13/03/14 @ 09:09

PARC DES PRINCES

Parisi vazhdon pa problem

Champions League/Bundesliga/Ligue 1

Parisi vazhdon pa problem

12/03/14 @ 22:51

CAMP NOU

Barça dominon ndaj Cityt

Champions League/Premier League/La Liga

Barça dominon ndaj Cityt

12/03/14 @ 22:36

VJEN DËNIMI NGA UEFA

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

UEFA gjobit rëndë FSHF-në për flakadanët

19/07/23 @ 16:26

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria ngritet në renditjen mujore të FIFAs

29/06/23 @ 12:01

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

INDIAN SUPER LEAGUE

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria/International/Transfere

Armando Sadiku - si hero te kampioni indian!

25/06/23 @ 10:41

GOLI MË I BUKUR

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Pas Asanit, edhe Asllani me golin më të mirë

23/06/23 @ 16:11

PAS NDESHJES

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Jemi në garë për evropian

20/06/23 @ 23:36

FITORE PËR VEND TË DYTË

Shqipëria feston me lojë të bukur

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Shqipëria feston me lojë të bukur

20/06/23 @ 22:49

GOLI I XHIROS NGA UEFA

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Goli i Jasir Asanit, më i miri i xhiros së tretë të kualifikimeve për EURO 2024

19/06/23 @ 20:20

FLET SYLVINHO

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvinho: Pikënisje e rëndësishme, mundësi për të arritur objektivin

17/06/23 @ 23:51


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria