CAMP NOU

REUTERS
Barça dominon ndaj Cityt
12 March, 2014 @22:36
Skuadra e Barcelonës ka arritur që të mposht edhe në ndeshjen e dytë Manchester Cityn për të vulosur pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Djelmoshat e Tata Martinos përkundër disfatës në La Liga në fundjavë, kanë qenë të pakapshëm në disa raste për anglezët të cilët vetëm fati i shpëtoi nga goli në pjesën e parë.
Sidoqoftë, derisa në pjesën e dytë pritej këndellja e ish kampionit të Anglisë, ishin katalonasit që shënuan nëpërmjet Lionel Messit.
Man City në fund arriti te goli kur barazoi 1-1 me anë të qendërmbrojtësit Vincent Kompany, por atyre shumë shpejtë iu përgjigj Dani Alves me golin e fitores 2-1.
Kështu, Barcelona i bashkangjitet Atletico Madridit dhe Bayern Munchenit në çerekfinale. Katalonasit kaluan në tetëshen më të mirë europiane me rezultat të përgjithshëm 4-1 ndaj Man City.