PARC DES PRINCES

REUTERS
Parisi vazhdon pa problem
12 March, 2014 @22:51
Bagazhi i madh i arritur në Leverkusen për Paris St Germain nga ndeshja e parë, as që ka bërë të dyshohet për çerekfinalistin e katërt të Ligës së Kampionëve.
Përkundër se Bayer Leverkusen pati forcë që të kalojë në epërsi me anë të golit të Sidney Sam me kokë në fillim të takimit, parisienët shumë shpejtë reaguan dhe barazuan me anë të Marquinhosit.
Kjo preu këmbët e gjermanëve dhe më loja luhej sa për të plotësuar normën, derisa në minutën e tetë të pjesës së dytë të takimit Ezequiel Lavezzi shënoi për 2-1.
Më parë në pjesë të parë Simon Rolfes pati rastin që të ridërgonte ‘aspirinët’ në epërsi por ai nuk arriti të konkretizojë penalltinë.
Paris St Germain ka arritur që të bëhet skuadra e katërt pjesëmarrëse në çerekfinale të Ligës së Kampionëve këtë stinor, pas dy ekipeve spanjolle (Barcelona dhe Atletico Madrid) dhe një gjermane (Bayern Munchen).
Katër pjesëmarrësit tjerë në çerekfinale do të kuptohen javën që vjen.