VAN PERSIE

REUTERS
I lumtur në United
14 March, 2014 @0:08
Spekulimet e fundit të mediave angleze lidhur me një largim të mundshëm të sulmuesit holandez nga Manchester United, janë mohuar nga vetë lojtari.
Në një intervistë për United Review, Robin Van Persie, ka thënë se është i lumtur te klubi i tij, ka kontratë ende me klubin dhe dëshiron që të vazhdojë kontratën me djajt e kuq.
“E vërteta është se jam i lumtur në klub. Kam nënshkruar për katër vite dhe do të isha i lumtur që të qëndroja edhe më tepër se kaq vite këtu. Kjo është ajo që po ndiej, edhepse kjo gjë nuk është thënë nga mediat,” ka thënë mes tjerash sulmuesi holandez i ekipit të David Moyesit.
Manchester United që është kampion aktual i Anglisë, këtë stinor duket se nuk do të arrijë mbrojtjen e titullit derisa javën tjetër do të kenë punë kolosale në Old Trafford ndaj Olympiacosit në Ligë të Kampionëve për të siguruar çerekfinalen.
Olympiacos ka mposhtur Manchester Unitedin 2-0 në Greqi në ndeshjen e parë të këtyre dy skuadrave në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.