BESART BERISHA

Brendon Thorne
Berisha shënon dhe skuqet
14 March, 2014 @13:11
Golashënuesi shqiptar, Besart Berisha, ka shënuar përsëri për skuadrën e tij, Brisbane Roar.
Berisha në ndeshjen e luajtur sot kundër ekipit Sydney, e tundi portën në minutën e 23’ duke e kaluar skuadrën e tij në 1-0.
Mirëpo shkëlqimi i Berishës u shua në minutën 40’, kur pas një ndërhyrjeje lojtarit kundërshtar, Sebastian Ryall, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi sulmuesin shqiptar direkt me karton të kuq.
Në fund ndeshja përfundoi me barazim 1-1, ndërsa ky rezultat nuk ia prishi aspak punët ekipit të Berishës që gjendet në maje të radhitjes tabelare të kampionatit australian.
Ndërkaq ky gol i Berishës ishte i njëmbëdhjeti në këtë stinor, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë në kampionat së bashku me sulmuesin e Newcastle Jets, Adam Taggart.
Video